Moratti kërkon Dzekon si goditjen e madhe të merkatos
Edhe pse duket një tentativë e vështirë, skuadra e Interit është gjithnjë e më pranë sulmuesit të Manchester Sitit, Edin Dzeko.Boshnjaku është kthyer në një nga objektivat më mëdhorë të skuadrës Zikaltër dhe presidenti Zikaltër, Massimo Moratti, së bashku me trajnerin, Stramacioni, kanë shprehur dëshirën që një ditë boshnjaku të veshë fanellën e skuadrës së tyre. Edhe vetë lojtari e ka shprehur një dëshirë të tillë ku pas ndeshjes kundër Arsenal ai ka theksuar se "Një ditë mund të ndryshojë ambient dhe Italia mund të jetë destinacioni i ardhshëm. Më pëlqen futbolli Italian, që kur isha fëmijë ëndërroja të luaja në atë kampionat, ndërsa tani nëse një ditë më jepet mundësia do ta pranoja me gjithë kënaqsinë më të madhe.” Kanë qenë këto fjalët e sulmuesit shtatlartë të skuadrës së Manchester City, ku ka lënë të hapura mundësitë e një kalimi në Itali dhe konkretisht te skuadra Zikaltër. Tani mbetet për tu parë nëse Inter do të insistojë në blerjen e sulmuesit Boshnjak që te "Qytetarët" nuk ka patur në dispozicion hapsirat e mjaftueshme.