Torres pranë një rikthimi në shtëpi

Largimi i mundshëm i Falcaos nga kryeqytetasit Spanjollë, pritet të rikthejë në vendlindje sulmuesin e Chelsea, Fernando Torres. Ky i fundit pritet të jetë zëvendësuesi i Kolumbianit, gjithmonë nëse Falcao do të largohet nga Atletiko Madrid. Torres, nuk po kalon aspak moment të mira në radhët e Chelsea. Edhe pse u duk se me ardhjen e Benitez në krye të pankinës së "Bluve Londinez", Torres, po rikthehej në formën e tij më të mirë, përsëri në dy ndeshjet e fundit, sulmuesi iberik i është rikthyer formës së dobët duke i lënë vendin ish sulmuesit të Neucastle, Demba Ba. Është pikërisht kjo e fundit që ka bërë të flitet për një rikthim të tij në origjinë, aty  ku pati edhe shkëlqimin si lojtar.Mediat Britanike mendojnë se kjo alternative është e mundshme vetëm nëse më parë do të largohet Falcao nga Atletiko Madrid. Po sipas mediave Britanike dhe kryesisht sipas tabloidit "The Sun", thuhet se në bordin drejtues të ekipit të Chelsea, po mendohet edhe një shkëmbim mes tyre ku sigurisht Abramoviç do të ishte i gatshëm të paguante edhe një shumë parash përveç kartonit të Fernado Torres.