Ujkani kërkohet nga të gjithë, Inter më pranë portierit kuq e zi

Edhe pse drejtuesit e Palermos kanë mohuar largimin e portierit të tyre, Saimir Ujkani, vazhdon të qëndrojë në qendër të vëmendjes.Sipas mediave Italiane bëhet e ditur se Samir Ujkani, do të largohet nga Palermo, pasi ekipet më prestigjioze italiane, kanë hyrë në luftë për të marrë shërbimet e Gardianit kuq e zi. Lajmi i bujshëm, se drejtuesit e Interit kanë kërkuar portierin e kombtares tonë është publikuar nga emisioni sportiv "Rai", rrjetit televiziv italian, që ka hapur skenarin e bujshëm të merkatos për portierin shqiptar.Ndonëse sipas "Rai Sport", portieri shqiptar pritet të mbyllë këtë sezon te Palermo para se të largohet nga kjo skuadër, ai do të ishte shumë i gatshëm të largohej që tani nëse konkretizohet oferta nga një ekip tjetër që i ofron një vend si titullar.Për 24 vjeçarin mendohet se një rol të tillë do t'ia ofrojë Kievo apo Bolonja, dy skuadra të cilat kërkojnë të bëjnë ndryshime në katërkëndorin e tyre.Ndaj portierit të kombtares tonë një interesim të veçantë, kanë shprehur skuadrat e mëdha, që e shohin si një portier të perspektivës dhe që e kërkojnë përkohësisht si portier të dytë në radhët e tyre. Pas Lacios dhe Napolit, tashmë duket se në garë ka hyrë edhe Interi. Zikaltërit kërkojnë Ujkanin që të luajë rolin e zëvendësit të Samir Handanoviç, pasi portieri tjetër i tyre, Luka Kastelaci, ka pësuar një dëmtim dhe do të qëndrojë shumë gjatë larg fushave të lojës. Numri 1 i portës së skuadrës së Palermos është kthyer në objektivat e të gjithëve në Itali ku pritet ti bashkohet edhe bashkkombasi i tij, Etrit Berisha.