Drogba, Lorente dhe Lopez në garë për të veshur fanellën bardh e zi
Pas rezultateve Zhgënjyese që Juventusi po koleksionon në këtë fillim të vitit 2013, drejtuesit e bardh e zinjve e shohin si të detyrueshme ndërhyrjen në merkato. Reparti që nuk po funksionon në mënyrën e duhur është padyshim reparti i avancuar ku sulmuesit në dispozicion të kontes nuk po arrinë të gjejnë rrugën e rrjetës. Barazimi i fundit ndaj Parmës dhe humbja e një jave më parë ndaj skuadrës së Sampdorias, kanë bërë që në kampin e skuadrës torineze drejtuesit e skuadrës të hedhin sytë nga merkato për zgjidhjen e ngërçit.Përveç dy sulmuesve, Drogba dhe Lorente, që tashmë janë kthyer në një objektiv madhor për bardh e zinjtë, në orët e fundit flitet edhe për një tjetër sulmues që vjen nga kampionati Francez. Lisandro Lopez, është emri i radhës që ka dalë nga zyrat e stafit bardh e zi si përforcimi i radhës te Zonja e Vjetër. Duke parë vështirsitë që po hasen në blerjen e kartonave të Drogbas dhe Lorentes, stafi drejtues i Juventusit po mendon që të bëjë një ofertë konkrete për Lopez. Ky i fundit shihet gjithmonë si një alternativë, nëse nuk arrihet një marrveshje me Drogban ose Lorenten. Sipas “La Gazeta dello Sport”, thuhet se "për ish sulmuesin e Chelsit, drejtuesit e Juventusit presin një përgjigje nga lojtari në orët e ardhshme, ndërsa për Lorenten po punohet që lojtari ti bashkohet skuadrës për shifren e 4 milion Eurove. Kjo është shfra që bardh e zinjtë mund të shpenzojnë për të sjellë në Torino Bomberin Iberik.Në ditët e ardhshme pritet të mësojnë se cili do të jetë emri i ardhshëm që mund ti bashkohet bardh e zinjve në këtë perudhë, ku sulmi po vuan shumë në gjetjen e golit.