Falcao mesazhe dashurie për PSG
Sulmuesi më i mirë në botë për momentin, i zgjedhur edhe si numri "9" më i mirë për 2012-ën, në mbrëmjen gala të "Topit të Artë", Radamel Falcao, në një intervistë për mediat Spanjolle ka lënë të kuptohet se në të ardhmen mund të luajë për Paris Saint Germain.Kolumbiani që është edhe protagonisti kryesor i ekipit të tij në këtë sezon, duke shënuar 17 gola në 16 ndeshje dhe duke ndihmuar skuadrën për të mbajtur vendin e dytë deri në këto moment.Por ai duket se tërhiqet nga ambiciet dhe sigurisht, milionat që ofrojnë aktualisht parisienët, që kanë grumbulluar disa nga talentet më të mëdha të futbollit botëror në vitin e fundit."Franca është një vend i mrekullueshëm", tha ai për "Telefoot". "Kam qenë edhe më parë aty dhe më pëlqen shumë. PSZH, ka një projekt shumë ambicioz sportiv dhe ata kanë investuar një shumë të madhe parash për të ndërtuar një skuadër konkurruese. Atyre do t'u duhet kohë, por ajo do të vijë shumë shpejtë. E kam ndjekur karrierën e Zlatan, e cila ka qenë e pabesueshme dhe ku ai ka triumfuar në çdo ligë ku ka shkuar. Ai është fantastik, ka shënuar shumë gola. Më pëlqen të jem në gjendje të konkurroj me lojtarë të tillë. Por objektivi im është të shkëlqej dhe të përmirësohem çdo ditë", tha sulmuesi kolumbian duke lënë të kuptohet se në të ardhmen mund të luaj përkrah sulmuesit Suedez dhe te skuadra e PSG.