Lyoni refuzon ofertën e Juves për huazimin e Lisandros
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Janar 2013, 09:17
Presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas, ka njoftuar se klubi i tij ka refuzuar një ofertë të Juventusit për huazimin e sulmuesit Lisandro Lopez.Bardhezinjtë janë në kërkim të një sulmuesi në këtë afat kalimtar dhe duket se një nga shënjestrat e tyre ka qenë argjentinasi 29-vjeçar.“Lyoni nuk e ka pranuar ofertën për huazim të Juventusit”.“Vetëm në rast se bëhet ndonjë propozim adekuat që paguan vlerën e Lisandros do të merret në konsideratë, përndryshe Lisandro është pjesë e ADN-së së klubit dhe nuk është në treg”, ka thënë Aulas për Eurosport.Fr.