Conte zbut debatet Napoli-Juve
Një deklaratë e Marchisio kundër skuadrës së Napolit ka shkaktuar një reaksion zinxhir reagimesh e kundër-reagimesh mediatike dhe në rrjetet sociale.Mesfushori juventin dhe i kombëtares italiane, në një intervistë për revistën e përjavshme "Style", pyetjes nëse ndjente antipati ndaj ndonjë futbollisti, iu përgjigj me jo, por shtoi se ndjente antipati për skuadrën e Napolit, që pas ndeshjes së Superkupës së Italisë në Kinë.Skuadra e Napolit ka reaguar duke i kërkuar futbollistit dhe skuadrës së Juventusit të japë sqarime mbi deklaratën."Habitemi që deklarata të tilla vijnë nga lojtarë të kalibrit të Marchisio-s", Marchisio-s që luan në një skuadër kaq prestigjoze. Shpresojmë që të bëhet fjalë për një keqkuptim dhe presim sqarime si nga lojtari ashtu edhe nga skuadra e Juventusit", thuhet në deklaratën e napolitanëve.Dhe deklarata e bardhezinjëve nuk ka vonuar, për një polemikë që ata e quajnë "joekzistente"."Ajo e shprehur nga Marchisio i është referuar jo vetëm përballjes së Superkupës por edhe dueleve të forta që ofrojnë këto dy skuadra sa herë që ndeshen bashkë dhe këtu s'ka hapësira për ofendime. Kush nuk do ta kuptojë dëshiron të hapë polemika", thuhet në reagim zyrtar të bardhezinjve.Ndërsa tekniku i skuadres juventin, Antoni Konte është mundur të ulë disi tonet e debateve duke theksuar se kjo nuk është situatë për të cilen duhet debatuar, “unë do ti preferoja napoletanet më shumë simpatikë dhe më pak fitues.Komenti i Marchisios duhet të merret si kompliment për ta pasi tashmë Napoli është kthyer në një skuadër pretendente siç janë edhe Inter dhe Milan, prandaj duhet të mësohen edhe me shprehje të tilla, pasi ata janë rivalë tanë dhe kanë fituar një trofe kundër skuadres tonë. Kjo bën atë që të mos jene të preferuar për lojtaret e mi”ka sqaruar tekniku bardh e zi konfliktin e lindur në oret e vona.