Kapin drogën e armët që u tentua të nxirreshin nga Lazarati, u ikën trafikanti
Gjirokastër- Rreth 500 kilogramë marijuanë në formë bohçeje e futur në 10 fuçi plastike si dhe 10 thasë plastmasi të mbushur po me bohçe marijuane janë sekuestruar nga policia e Gjirokastrës gjatë operacionit të koduar “Periferia”.Automjeti tip furgon me targa fallco AA 090 AL po lëviste në periferi të Lazaratit nëpërmjet një rrugë dytësore për në drejtim të Gjirokastrës, ndërsa është pikasur nga uniformat blu.Drejtuesi i automjetit që është identifikuar tashmë nga policía ka mundur të largohet duke përfituar nga errësira pasi ka braktisur automjeitn porsa ka parë se e ndiqte policía.Pas kontrollit të automjetit në brendësi të fucive të drogës u gjetën edhe dy armë zjarri kallashnikov dhe dy krehëra me fishekë. Armët , lënda narkotike dhe automjeti janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.Lënda narkotike dhe armët kanë qenë te fshehura dhe poseduesit e drogës duke pasur presionin e policisë e cila po vijon kontrollet cdo ditë në Lazarat kanë tentuar ta nxjerrin jashtë Lazaratit.Ndërkaq nga ana e policisë po vijon puna për kapjen e drejtuesit të furgonit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.Njoftimi i plotë i policisë së shtetit mbi operacionin antidrogëMë datën 03.08.2014, rreth orës 01.00 të mëngjezit, Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se një automjet furgón po lëviste në periferi të Lazaratit , nëpërmjet një rrugë dytësore për në drejtim të Gjirokastrës, menjëheë kanë organizuar dhe zhvilluar operacioin e Koduar antidrogë Periferia.Si rezultat i operacionit , u bë bllokimi i automjetit tip furgón me targa fallco ,AA 090 AL, që drejtohej nga një shtetas i cili porsa ka parë se e ndiqte policía ,braktisi automjetin dhe duke përfituar nga errësira ka mundur të largohet por është i identifikuar nga ana jonë dhe po punohet për kapjen e tij.Në brendësi të furgonit u gjetën 10 fuci plastike të mbushura me boce mariuane si dhe 10 thasë plasmasi të mbushur po me boce mariuane, gjithësej rreth 500 Kilogramë Mariuanë në formë Boceje.Gjithashtu në brendësi të fucive të drogës u gjetën edhe dy armë zjarri Kallashnikov dhe dy krehëra me fishekë.Armët , lënda narkotike dhe automjeti janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.Lënda narkotike dhe armët ka qenë te fshehura dhe poseduesit e drogës duke pasur presionin e policisë e cila po vijon kontrollet cdo ditë në Lazarat kanë tentuar ta nxjerrin jashtë Lazaratit.Po vijon puna për kapjen e drejtuesit të furgonit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së RRethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme. Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter