Elbasan, rritja e fundit e pensionit me 2%, pensionistët të pakënaqur

Elbasan - Për pensionistët në Elbasan, rritja me 2% nga ana e Qeverisë nuk ka ndryshuar aspak jetesën e tyre. Madje ata shkojnë edhe më tej teksa thonë se qeveria po tallet me ta, pasi shpenzimet e familjeve te tyre janë më të larta se pensioni minimal që marrin.Pas kësaj rritje të fundit të bërë nga qeveria, pensioni minimal në qytet do të jetë 11.562 lekë në muaj.