Fondi i Ekselencës, MASH hap procedurat për aplikim. Kategoritë që përfitojnë
Hapen e procedurat e aplikimit për fondin e ekselencës, për vitin akademik 2014 – 2015. Në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 483, datë 16.07.2014 “Për mbështetjen financiare të studentëve të shkëlqyer dhe të nëpunësve civilë të administratës shtetërore (Fondi i Ekselencës)” dhe Udhëzimit të Ministrit të Arsimit dhe Sportit Nr. 16, datë 01.08.2014 “Për përcaktimin e kritereve, masës dhe procedurave për përfituesit nga Fondi i Ekselencës për studentët e shkëlqyer dhe nëpunësit e administratës shtetërore”, Ministria e Arsimit dhe Sportit shpall hapjen e procedurave të aplikimit për Fondin e Ekselencës për vitin akademik 2014-2015.Aplikimet do të jenë individuale dhe klasifikimi i kandidatëve do të jetë transparent.Ndërkaq dokumentacioni i aplikimit, kriteret dhe procedurat mbi bazën e të cilave do të kryhet përzgjedhja e kandidatëve janë të parashikuara në aktet nënligjore të sipërcituara, i gjeni në mënyrë më të detajuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, rubrika “Fondi i Ekselencës”.Sipas MAS, aplikimet, për kandidatët që ndjekin vitin e parë të studimeve për këtë vit akademik, do të ndahen në dy faza, për fazën e parë afati i dorëzimit të dokumenteve është nga data 1 Gusht – 15 Gusht 2014 dhe faza e dytë nga data 1 Tetor – 15 Tetor 2014.Ndersa aplikimet për kandidatët që do të ndjekin vitin e dytë apo pas tij të studimeve, të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar nga data 1 shtator – 15 tetor 2014.Dokumentet dërgohen me postë në adresën:Fondi i EkselencësMinistria e Arsimit dhe SportitRr. Durrësit, nr. 23ALB-1001-TIRANAPër çdo informacion të mëtejshëm mund të kontaktoni me email në adresën elektronike: [email protected] si dhe në numrin e telefonit 00 355 4 222 41 94.Permes fondit të ekselencës dhënë Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Qeveria Shqiptare po kontribuon me një fond prej 150 000 000 (njëqind e pesëdhjetë milionë lekë) në vit për mbështetjen financiare për studentët shqiptarë të shkëlqyer të cilët janë pranuar të kryejnë studimet e ciklit të parë, të dytë dhe studimet e doktoratës jashtë vendit në universitetet më të mira të botës si dhe për nëpunësit civilë të administratës shtetërore.Shqipëria me anë të këtij programi siguron mbështetjen e studentëve të shkëlqyer të cilët janë pranuar në njërin prej universiteteve më të mira të botës sipas renditjes së zhvilluar nga Times Higher Education “Renditja Botërore e Universiteteve” për vitin më të fundit.Po kështu në kuadrin e reformimit të administratës publike dhe ngritjes së kapaciteteve të kësaj administrate, nga ky fond do të përfitojnë dhe punonjës të administratës shtetërore të cilët do të kryejnë studime master në një prej universiteteve më të mira, sipas renditjes së mësipërme, për të ndjekur në ciklin e dytë apo të tretë të studimeve një program master me kohëzgjatje 1 vjeçare në fushat e mëposhtme:- Politika publike- Administrim publik- Politika ekonomike- Politika arsimore- Politika shëndetësore- Urbanistikë dhe zhvillim urban- Menaxhim i financave publike- E drejtë administrative/publike- Studime EvropianeStudentët që do të kryejnë studimet Bachelor dhe Master duhet të jenë pranuar në një nga 15 universitetet më të mira.Studentët që do të kryejnë studimet e doktoratës duhet të jenë pranuar në një nga 15 universitetet më të mira, përjashtim bëjnë studentët që do të kryejnë studimet e doktoratës për shkenca shoqërore dhe ekonomike për të cilët fondi përfshin 50 universitetet më të mira për shkenca natyrore dhe teknike.Për studentët doktorantë në fushën e albanologjisë nuk kërkohet renditja e universitet për arsye se universitetet që ofrojnë studime dhe kërkime në këtë fushë janë shumë të limituara.Për studentët e shkëlqyer që do të ndjekin studimet bachelor dhe master si dhe për nëpunësit e administratës shtetërore që do të kryejnë jashtë vendit studimet master, mbështetja financiare nga Fondi i Ekselencës mund të jetë i pjesshëm apo i plotë dhe masa e bursës do të variojë nga një universitet në tjetrin sipas parashikimit të shpenzimeve që do të kryejë çdo universitet.Për studentët e doktoratës mbështetja financiare do të mbulojën vetëm shpenzimet e jetesës.Studentët dhe doktorantët që do të përfitojnë bursë nga Fondi i Ekselencës dhe që do të formohen në universitetet më të mira të botës kanë si detyrim që pas përfundimit të studimeve të japin kontributin e tyre për tre vjet në Shqipëri, ndërsa punonjësit e administratës publike për 4 vjet në administratën shtetërore.