“Territori”, Artur Roshi: Rama refuzoi konsensusin me opozitën për reformën
Tiranë - Artur Roshi, kryetari i PBKD-së, foli për vendimin e qeverisë lidhur më miratimin e reformës Administrativo-Territoriale, ku deklaroi se pavarsisht thirrjes që opozita të ishte pjesmarrëse, Rama nuk ka pranuar konsensusin si një veprim gjithpërfshirës edhe si një verdikt edhe i opozitës.I ftuar në RTV “Ora News” Roshi vlerësoi Bashën për punën e bërë deri tani në drejtimin e partisë, ndërsa nga ana tjetër theksoi se nuk duhet të ndalet më tek numrat dhe statistikat zgjedhore, por tek imazhi për të krijuar besim tek shqiptarët.Intervista e plotëAnita Mema: Si po funksionon opozita aktualisht? Si po drejtohet tani nga Basha dhe kreu Partisë Demokratike mos duhet ta rifomojë opozitën?Artur Roshi: Unë po them që opozita funksionon, nuk po them në shkallën më të mirë të duhur, por ka filluar të marrë veten. Partia Demokratike ka filluar të marrë fytyrën e zotit Basha, taktikat e tij dhe kemi një Parti Demokratike më të zhdërvjellët. Kjo ndikon në harkun opozitar edhe tek aleatët, besoj se disa tavolina që ka realizuar Basha, mënyra e komunikimit me aleatët, janë ato që e veçojnë, jo vetëm për tu larguar nga e shkuara, por besoj se kanë dhënë një rezultat, një imazh më të qënësishëm përballë opozitarëve shqiptarë. Unë gjykoj se zoti Basha duhet të ketë një stil tjetër, jo vetëm për t’u ndarë nga metodika e zotit Berisha, sepse për të riformuar opozitën nuk do të thotë se nuk njeh vlerat e ish liderit të opozitës. Por, çdokush duhet të ketë stilin e vet dhe duhet të drejtojë në kohën që është në opozitë për të marrë fatet e vendit në dorë. Unë them se zoti Basha nuk duhet të ndalet më tek numrat, statistikat zgjedhore, sepse kemi parë që statistikat zgjedhore nuk janë ato karakteri i qëndrueshmërisë së partive aleate, por më mirë është ndoshta te ndalet tek imazhi dhe tek karakteri i qëndrueshëm i aleatëve. Tashmë kemi parti tradicionale të reformuara, të përshtatura në tregun e sotshëm politik, me ide të reja dhe alternative konkrete. Zoti Basha duhet të ketë kurajon të krijojë rrethin e vet të aleatëve, ata që gjykon ai se janë më të dobishëm. Nuk ka rëndësi se është shumë. Flasim që është në fazën e organizimit të saj dhe duhet të krijojë një rreth, një imazh. Duhet të ndryshojë imazhin e komplet opozitës, nuk mund ta ndryshojë duke u bazuar tek statistikave. Ka parti që sapo janë formuar dhe kanë ardhur qënësishëm në tregun politik, nuk është më koha. Politika është një imazh, nuk është bashkim numrash. E pres një gjë të tillë nga zoti Basha, me guxim ndoshta duhet të bëjë një opozitë që të funksionojë.Anita Mema: Zoti Roshi para dy ditësh u mbyll edhe sesioni parlamentar dhe u miratua reforma Administrativo-Territoriale, ndarka e re e territoreve të Shqipërisë, opozita nuk ishte aty. Mos do kishte qënë më mirë që opozita të përfaqësonte votuesit e saj në atë parlament?Artur Roshi: Sigurisht që do të ishte, por problem është pse nuk ishte? Këtu pastaj përgjigjia vjen natyrshëm,nuk ishte për shkak të sjelljes së mazhorancës. Pavarsisht nga dy kontaktet zoti Rama ka dashur , nëpërmjet një letre demagogjike dhe më vonë me anë të disa ftesave që ka dërguar publikisht opozitës për tu bërë pjesë e reformës. Unë do të thoja që në sensit e vet ai nuk e ka dëshiruar sepse nuk ka pranuar konsensusin si një veprim gjithpërfshirës edhe si një verdikt edhe i opozitës. Reforma teritoriale është ndryshe nga reforma e tjera që mund të bëhen sërish, është një nga reformat më të vështira mbas miratimit të kushtetutës. Jo vetëm për shkak të sasisë së votave por edhe të rëndësisë që ka në mënyrën se si organizohet i gjithë vendi. Që nuk do të thotë se nuk ka interes, përveç kohës. Opozita u përfshi, sepse u bënë 3 ekspozime apo alternative, nëpërmjet shoqatave, shoqërisë civile, etj. Them që nuk ka interes as mazhoranca, sepse Shqipëria është e shqiptarëve dhe nuk është i ndonjë partie politke. Ky është një mentalitet “stalinist” ku shtetin e shikon si pronë. Shtetin e shikon si pronë tënde, ndërsa kundërshtarët i shikon si njerëz që kalojnë tangent. Zoti Rama duhet t’a shikonte më të çlirët . Ka vlerë reforma pa opozitën, kur të vijë opozita në pushtet ç’duhet bërë? Duhet t’a prishin sërish? Nëse do t’i referohem fjalës së zotit Rama në Kuvend, pati 3 elementë që më bënë përshtypje, një ishte elementi nacionalist përballë zotit Dule, një ishte elementi kur mori shembull pse rriten shërbimet, tha që fshatarët edhe qytetarët nuk kanë parë një polic me sy. Kjo më bëri përshtypje. Pse duhet të shohë populli polic me sy? Polici është simboli i shtetit? Ka një mentalitet të dhunës dhe nëse e vlerëson shumë anën policeske. Tha që kanë ardhur nga zona të ndryshme, drejt Tiranës për të rritur cilësinë e jetës së tyre. Unë nuk kam asgjë kundër që fshati më i largët të vijë në qytet por është çështja ekonomike. Duhet të rrisësh të ardhurat e tyre. Ato jetojnë me zor në periferi. Si do të rritet cilësia e jetës së tyre? Si do t’a marrë shërbimin më mirë? Në kemi pasur komuna ku cilësia e tyre nuk ka qënë shumë e mirë, por perpos kësaj ka patur një decentralizim më të mirë. Ka pasur një sherbim të dobët, por ka shkuar në çdo cep të Shqipërisë. Edhe mënyra sesi u soll me zotin Dule, përveç se lexoj mirë, edhe atje bëri një lapsus, që pranoi që ka kombësi greke në Himarë. Njerëz me kombësi greke mund të ketë në Shqipëri, por asnjëherë Himara nuk është njohur si e tillë. Pra, për herë të parë artikulohet nga një kryeministër shqiptar. Të gjithë atë nacionalizëm e shfryu si tullumbace me një lapsus të tij. Zoti Dule me shumë inteligjencë ju përgjigj.Anita Mema: Po veprimi i PDIU-së duke dhënë votat pro për këtë ndarje territoriale, si e gjykoni dhe si do të jetë qëndrimi i opozitës? Mos është kjo një krisje e parë?Artur Roshi: Nuk më takon mua të flas, është zoti Basha që duhet të flasë i pari. Është një zgjedhje e tyre dhe sigurisht që këtu duket që është një kompromis elektoral, kjo tregon edhe qëllimin e të gjithë ndarjes. Aty kemi një ndarje politike, nuk duhet fshehur, madje opozita duhet t’a thotë më fort. Ka një vit që ka marrë qeverinë, akoma do të vazhdojë me dogma se problemet janë për shkak të qeverisë së shkuar?Anita Mema: Basha deklaroi gjithashtu se nuk do t’a pranojë ndarjen e re territoriale, që e quajti dhe çlifligare. Mendoni se do të jetë një vendim ekstrem se do të bojkotohen edhe zgjedhjet e ardhshme?Artur Roshi: Unë them se ka mekanizma të tjerë, është ai gjykatës kushtetuese që duhet ezauruar, është referendum që duhet bërë në qarqe të ndryshme, duhet menduara mirë. Është veprimi i fundit, por sigurisht është një veprim i mirë dhe shtrëngues që opozita e ka si gurin e fundit në dorë. Përparimet në përgjithësi në të gjithë shoqëritë nuk kanë një ligj të natyrshëm, gjithë këto hapa që janë hedhur deri më sot mund të zhbëhen nga sjellja jodemokratike e një maxhorance të caktuar. Kështu që gjërat kaq të brishta janë, sidomos në vendin tonë. Zoti Rama nuk duhet të nxerrë në pah një diktaturë të shumicës. Edhe Hitleri kështu erdhi, në mënyrë legjitime. Nuk thashë që është Hitleri, por vijnë diktaturat në mënyrë legjitime. A ka argument për mënyrën se si qeveris apo i vetmi argument është që unë kam marrë 1 milion vota.