Gjermani, dy shqiptarë kapen me 15 kg kokainë me vlerë 300-400 mijë euro
Gjermani- Dy të rinj shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë gjermane për trafikim të lëndëve narkotike.Siç raportojnë mediat gjermane, shqiptarët përkatësisht të moshave 35 dhe 22 vjeç u kapën nga ndjekësit e tregtarëve me drogë teksa po udhëtonin me makinë në autostradë, në drejtimin Munih-Salzburg.Gjatë kontrollit atyre u janë gjetur 15 kilogramë drogë të tipit kokainë, të fshehur në hapësirat e gomave të makinës tip “Citroen”.Hetimet janë realizuar në vendin e ngjarjes nga grupi hetues për droga të Entit Kriminalistik të Bavarisë në bashkëpunim prokurorinë shtetërore Trauenstein.Mësohet se dy shqiptarët jetonin në Nordrhein Westfallen dhe po shkonin drejt Italisë, në momentin kur u arrestuan. Ndaj tyre kanë nisur edhe kallëzime penale.Sipas policisë, vlera e tregut të drogës së gjetur në makinë është mes 300 dhe 400 mijë euro.