Shkodër, gjoba e paralajmërime për ndotjen akustike nga Agjencia e Mjedisit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Gusht 2014, 16:54
Shkodër - Ndotja akustike një problem i njohur gjate stinës së verës në zonat turistike, edhe për këtë vit, ndonëse u morën masa janë hasur raste të shkeljes së orareve apo normave të lejuara nga ana e lokaleve, në plazhin e Velipojës. Kryeinspektori i Agjensisë së Mjedisit në Shkodër, Edmond Tërthorja, thotë se monitorimet kanë qënë të vazhdueshme dhe për çdo shkelje janë marrë masat ndëshkimore me gjobë dhe paralajmërim për mbyllje aktiviteti.Për të përmirësuar cilësinë e turizmit në vend, është ngritur Task-Forca për Menaxhimin Turistik. Në qarkun e Shkodres paralelisht këto grupe pune po kryejnë monitorime edhe mbi pastrimin e bregdetit nga mbetjet urbane si dhe shkarkimin e ujërave të zeza.