Javën e ardhshme nis “skanimi” i ligjshmërisë në Universitetet publike e private

Tiranë- Javën e ardhshme nga Angjencia e kontraktuar nga Ministria e Arsimit do të nisë verifikimi ligjor i Universiteve private dhe publike.Kjo do të thotë që një Universitet publik apo jo publik ka funksionuar duke shkelur ligjin në pranimet e studentëve, në diplomimet apo rektrutimin e akademikëve do tu hiqet licenca.Zv.Ministri i Arsimit, Arbjan Mazniku, gjatë një interviste në studion e lajmeve në Ora News tha se ky proces i paraprin rankimimit dhe akreditimit të Universiteteve, ku raporti i plotë del në dhjetor.“Do kemi dy moment me të dhëna befasuese. Momenti i parë ndodh që javën që vjen, i cili ka të bëjë me atë që unë e quajta verifikimi i kritereve të ligjshmërisë. Që do të thotë procesi i kontrollit, nëse Universitetet publike dhe private kanë funksionuar brenda suazës ligjore, dhe nëse ka universitete publike dhe private që e kanë shkelur ligjin do të kërkojnë të merren masa nga pezullimi deri në heqje licence, atëherë këto masa do të merren”.Gjithashtu Ministria e Arsimit ka vendosur të mbyllë programet e arsimit, të cilët kanë të regjistuar jo me shumë se 10 studentë.“ Një program që ka më pak se 10 të regjistruar nuk mund të hapet. Bëjnë përjashtim këtu artet dhe sportet, ku ka grupe të vogla dhe shumë speciale mësimdhënie dhe funksionimi dhe model tjetër të një grupi. Por në programet e tjera studimore, ato që kanë pasur vjet më pak se 10 studentë sivjet nuk do të marrin kuota”.Po me kaq seriozitet nëse duhet të mbyllen apo duhet të rishikohen janë edhe programet të cilët kanë qenë të hapura për studentë jo të mirë, pra me një mesatare 5.“Këto programe nuk kanë tërhequr një larmi studentësh nga grupe të ndryshme, por vetëm studentët më të dobët. Ai është një program që gjasat janë që nuk do të arrijë të performojë, apo të arrijë që këtyre studentëve tu japë dijet e dobishme. Në këtë moment kemi të bëjmë së pari me një keqpërdorim të fondeve të taksapaguesve shqiptarë sepse kushton ky program që të funksionojë. Por kemi nga ana tjetër dhe një keqpërdorim të kohës së këtyre të rinjve”.Reforma e arsimit të lartë është parë si një nga reformat me të qëndrueshme që sipas Ministrisë do të shënojë një revolucion në arsimin e lartë.Gjithashtu me prioritet do të shihen edhe tarifat e studimet, ku Mazniku tha se do të gjendet një e mesme e përbashkët, ku studentët të kenë mundësi ekonomikisht për të vazhduar studimet e larta.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter