Agjenti i rremë i FBI-së, ja si i mashtroi shqiptari dy bashkombasit e tij në Amerikë
Melsore- Një shqiptar me banim në Melrose, Massachusett të SHBA-së është hequr si agjent i FBI-së, madje u gjatë bisedave deklaronte se ka qenë duke patrulluar në Maratonën e Bostonit në 2014.Gjergji Pelushi 28 vjeç(mediat amerikane e shkruajnë Gjerji Pelushi) dje është deklaruar fajtor nga një gjykatë federale dhe rrezikon deri në 3 vjet burg.Prokurorët deklarojnë se Pelushi duke u shtirë si agjent i FBI-së i ka kërkuar dy shqiptarëve mijëra dollarë duke i premtuar se do i ndihmonte tu siguronte një vend punë ose të fitonin një gjyq.Pelushi, sipas prokurorit Carmen Ortiz i ka thënë shqiptarëve se ishte agjent i CIA ose i FBI-së. Madje në një bisedë tjetër ai mësohet se ka thënë se kishte qenë duke patrulluar në Maratonën e Bostonit që u mbajt këtë vit dhe se "Drejtori i kishte thënë se nëse urdhëronin dikë të ndalonte, dhe ai bënte të merrte çantën atëherë duhej ta qëllonin", shkruan wcvb.com.Madje shqiptarët i kishte shfrytëzuar për të ruajtur një shtetas nga Massachusett, si dhe një xhami lokale.Mësohet se Pelushi ishte lidhur me dy viktimat e mashtrimit përmes të njohurve të përbashkët. Në intervistat me agjentët e FBI këtë vit, viktimat kanë dhënë detaje mbi strategjinë që ndiqte Pelushi dhe që ishin: te bëjë premtime të larta, të riafirmojë lidhjet e tij me FBI, dhe presionin mbi ta për të paguar mijëra dollarë në këmbim për ndihmën e tij, në bazë të aktit të përfaqësimit.Viktima e parë e kishte kohë që kërkonte të ishte pjesë e agjencisë së zbatimit të ligjit. Kur ai u takua me Pelushin në vitin 2009, ai besonte pohimin e Pelushit se ai ishte pjesë e Divizionit të FBI-së dhe mund të merrte atë në punë. Pelushi i kishte thënë gjithashtu se ai ishte i lidhur me CIA-n.Pelushi bëri të pamundurën për të mashtruar shtetasin shqiptar në 2009-2014, duke e çuar atë në takime të sajuara me njerëz të tjerë, të cilët i prezantonte si zyrtarë të tjerë të FBI. Pas këtyre takimeve Pelushi mesohet ti ketë thënë viktimës që tashmë e kishte trajnuar dhe për këtë ai duhet të paguante një kosto prej 20.000 dollarësh dhe një automjet "Toyota Avalon", të cilat ai do ti paguante gjatë tre viteve të ardhshme.Pas trajnimit, tashmë "ligjërisht" viktima ishte një agjent i FBI. Si detyrë të parë Pelushi i kishte caktuar të mbante nën vëzhgim në mënyrë periodike (gjasmë) një përdhunues. Tjetër detyrë për viktimën ishte të ruante dhe një xhami lokale. Pelushi i kishte thënë viktimës se gjetjet e tij do të paraqiteshin në "Task Forcën e përbashkët të terrorizmit.Ndërkaq viktima e dytë ishte në kërkim nga policia pasi akuzohej për një sulm në familje. Një mik i kishte thënë ati se Pelushi mund ta ndihmonte. Edhe viktimës së dytë, Pelushi iu paraqit si agjent i FBI-se. Ai i tha se kishte një avokat të gatshëm, për të cilin duhet të paguante 5.000 $. Viktima e kishte paguar, dhe më pas kishte dhënë edhe 2700 dollarë të tjerë shtesë. Zyra e Këshillit të Përgjithshëm e kishte liruar më pas me kusht viktimë me 1.500 dollarë.Të dy viktimat e mashtruar nga Pelushi ishin takuar në vitin 2013, dhe viktima e parë i kishte thënë të dytit se Pelushi ishte një gënjeshtar dhe të mos i jepte më para.Mësohet se agjentët e fshehtë të FBI hetonin prej katër muajsh, duke regjistruar telefonata dhe takime në mes Pelushit dhe viktimave në të cilat Pelushi vërtetonte pagesat e tyre dhe bënte premtime të mëtejshme, sipas aktit të përfaqësimit.Në një moment gjatë një bisede të regjistruar me viktimën e dytë, Pelushi mësohet se ka thënë se kishte qenë duke patrulluar në Maratonën e Bostonit që u mbajt këtë vit dhe se "Drejtori i kishte thënë se nëse urdhëronin dikë të ndalonte, dhe ai bënte të merrte çantën atëherë duhej ta qëllonin". Pelushi i ka thënë viktimës të mohojë lidhjen e Pelushit me FBI, nëse kërkohet.Pas seancës gjyqësore pasditen e së premtes, Pelushi u dërgua në shtëpi dhe u urdhërua të mos largohet nga shtëpia e prindërve të tij në Melrose e prindërve të tij, ku ai jeton.Pavarësisht kërkesës së prokurorisë për arrest me burg, gjykata vendosi ta lërë Pelushin në arrest shtëpie për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, pasi 28-vjeçari është në pritje të një transplanti të dyfishtë në mushkëri."Ai është shumë i lumtur që do jetë në arrest shtëpie si shumica e të pandehurve të tjerë.Nuk di shumë, e kam marrë rastin vetëm disa orë më parë, kështu që përtej akuzës unë nuk di më shumë për këtë rast " tha George F. Gormley mbrëmjen e së premtes, avokati që mbron Pelushin.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter