Boksierët kthejnë restorantin në ring, ushqim dhe ujë mbi njëri tjetrin

Është një shprehje që thotë “kurrë mos vidh ushqimin një personi” dhe kjo video e vërteton më së miri këtë gjë. Mesa duket për kampionin e peshave të rënda në boks, Wladimir Klitsckho nuk është mirë që ta ngacmosh në ushqim.Boksieri Shanon Briggs shfaqet në restorantin e famshëm Italian Mamma Mia në Holliwood të Floridës dhe fillon që të hajë ushqimin nga pjata e Klitsckho. Wladimir e pyet atë nëse ai do donte që të pinte diçka për ta shtyrë ushqimin dhe i hedh gotën me ujë sipër kokës.Në atë moment gjërat komplikohen. Briggs merr gotën me ujë dhe e thyen në tavolinë, duke prerë dhe dorën e Klitsckhos. Më pas ai i hedh të gjitha gjërat përfshirë dhe tavolinën duke shkaktuar rrëmujë në restorant.Shanon duket tepër i revoltuar nga veprimi i Wladimirit dhe kërkon që të ndeshet duke i kërkuar atij që të dalë jashtë por në fund ndalet nga 3 persona të tjerë të cilët e marrin zvarrë dhe e nxjerrin jashtë nga ndërtesa./o.b/oranews.tv/Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter