Ujërat e zeza prekin shëtitoren, tjetër pjesë e vijës bregdetare në hartën e ndotjes

Durrës- Një nga zonat më të bukura turistike të Durrësit pranë shëtitores “Taulantia”, është kthyer në një oaz mbeturinash të të gjitha llojeve duke nisur nga ujërat e zeza, inertet dhe plehrat.Ndërtimet e shumta të bëra në këtë zonë, kanë bërë që ujërat e zeza të ndotin të gjithë vijën bregdetare, duke nxjerrë jashtë funksionit një nga zonat turistike më të bukura të Durrësit.Ndonëse është folur shumë për ndërtimin e “Lungo Mares” dhe një bregdeti turistik të parametrave europian, pamjet tregojnë një realitet ndryshe që nuk ka nevojë për shumë koment.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter