Durrës, 2 aksidente në pak orë, plagosen rëndë 3 persona

Durrës-Dy aksidente me 3 të plagosur rëndë janë shënuar brenda pak orëve në Durrës. një autoveturë tip audi është përplasur me trafikndarësen tek mbikalimi i Urës së Dajlanit, dhe është përmbysur. Për pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i saj, 25 vjeçari me iniciale A.K.I riu nga Durrësi po trajtohet në spitalin rajonal. Policia që mbërriti në vendngjarje menjëherë pas njoftimit, deklaroi se shpejtësia e madhe e mjetit, mendohet të jetë shkaku i humbjes së kontrollit nga drejtuesi 25 vjeçar.Ndërkohë në Gjirin e Lalzit, përplasja e dy automjeteve ka shkaktuar plagosjen rëndë të dy personave të cilët janë dërguar për në spitalin ushtarak, falë ndihmës së vullnetarëve të udhëhequr nga Auron Tare, që pastronin zonën bredetare.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter