Rikthehen në vemendje pikat turistike të Elbasanit

Elbasan - Në këto ditë të nxehta  qytetarët elbasanas ka filluar të frekuentojnë pikat turistike më të afërta, siç është Bysheku, Gjinari, liqenet e Belshit, si dhe po risillet në vëmendje turizmi lumor. Çdo fundjavë po kthehet në tradite, ku shumë qytetar preferojnë ti largohen zhurmës dhe ndotjes të qytetit dhe të pushojnë ne këto pika turistike.Ata kërkojnë një vëmëndje të institucioneve vendore dhe atyre qëndrore, por  sidomos Ministrisë së Turizmit që të ndërhyjnë për përmirësimin e infrastrukturës për ti hapur rrugë zhvillimit të turizmit, për të nxitur interesin e vendasve dhe të huajve.Qarku i Elbasanit ka resurse natyrore ku shumë pika  shfaqin bukurinë natyrore por edhe një relaks në këtë fundjave për familjarët që preferojnë natyrën dhe freskun që të falin pishat e lashta. Por problem per zhvillimin e turizmit, mbetet infrastruktura e keqe.Pothuajse të gjitha rrugët që të çojnë në pikat turistike të Elbsanit, si në Byshek, në Gjinar, në liqenet e Belshit rrugë lënë për të dëshiruar, kjo ka sjellë, uljen e frekuentimit nga turistë vendas dhe të huaj. Interesant ëhstë fakti se shumë biznesmen nga Elbasani , por edhe nga Tirana kanë zgjedhur këto pika turistike për të investuar, kush për shtëpi pushimi, dhe ndonjë tjetër për aktivitet biznesi në hoteleri, gjë që i ka munguar në vite qarkut të Elbasanit.