Ish-Azotiku mes kimikateve,utopiste përpjekjet për ta kthyer në zonë urbane

Fier- Projekti për ta kthyer ish-uzinën e Azotikut në Fier në zonë urbane nuk është aq e lehtë sa mund të mendohet.Drejtuesi i ish-uzinës së Azotikut, Arnando Çupa, e cilëson projektin për kthimin e sipërfaqes në zonë urbane të paarritshëm, pasi duhet një kohë shumë e gjatë për të bërë pastrimin e territorit nga ndotjet e kimikateve që toka i ka mbartur në vite.Një pjesë e mirë e ish-uzinës së Azotikut tashmë është privatizuar. Ndërkohë thirrja drejtuar bizneseve private dhe kryesisht fasoneve po bëhet kryefjala e administratës aktuale, në mënyrë që kjo vepër e madhe të mos humbasë historikun e dikurshëm.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter