Sarandë, mbrëmje franceze, të rinjtë performojnë muzikën e shtetit të "salloneve"
Sarandë - Emocione të veçanta përcolli për shikuesit në Sarandë, mbrëmja muzikore e karakteriazuar nga shija franceze. Për rreth 1 orë arti francez erdhi i realizuar bukur dhe me ndjenjë nga një grup të rinjsh të talentuar, nxënës të shkollave 9 -vjeçare dhe të mesme të qytetit të Sarandës. Përmes koncerti të titulluar "Belles" (BEL) të rinjtë prezantuan denjësisht veten e tyre.Qëllimi i koncertit BEL, ishte të silleshin notat e kultura franceze dhe të bëhen nismëtarë të veprimtarive të kësaj natyre që gjallërojnë jetën e qytetit, veçanërisht gjatë sezonit turistik. Interpretimi i artit francez, poezia franceze, muzika klasike erdhën përmes talenteve të reja që përformuan në violinë, piano, kitarë.Të ftuar në mbrëmjen muzikore ishin gjithashtu edhe miq francezë të Sarandës, të cilët ndodhen këto ditë në qytetin bregdetar për të shijuar dhe prekur nga afër bukuritë mahnitëse të tij.