Vlorë, rrëshqet dhe bie nga kati i 8-të i pallatit, 26-vjeçarja “lufton” për jetën

Vlorë- Një e re nga qyteti i Vlorës është në gjendje kritike për jetën pasi ra aksidentalisht nga kati i 8-të i pallatit ku ajo jetonte. Ngjarja u shënua rreth orës 21:00 në lagjen “29 nëntori” të qytetit bregdetar.26-vjeçarja me inicialet V.B është dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Vlorës me një makinë të rastit për marrjen e ndihmës së parë mjekësore.Burime nga bluzat e bardha pranë spitalit bëjnë me dije se e plagosura është në gjendje kritike për jetën.Pas marrjes së njoftimit në vendin e ngjarjes shkuan forcat e policisë, të cilët kryen dhe veprimet e para proceduriale për dokumentimin e ngjarjes.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter