“Traku fest” bën Gjirokastrën “kryeqytet”, festivali i trashëgimisë kulturore promovon vlerat

Gjirokastër- “Traku Fest” ose i quajtur ndryshe Festivali i Trashëgimisë Kulturore është eventi i radhës që e ka shndërruar Gjirokastrën në destinacionin e një larmi ngjarjesh e performancash në mes të këtij sezoni.“Traku Fest” është festivali i promovimit të vlerave e traditave të bukura shqiptare dhe sigurisht të muzikës së mirë.Fillimi i këtij festivali ka sjellë një pjesëmarrje masive në pazarin karakteristik, i cili është gjallëruar si kurrë më parë.Rryma të ndryshme muzikore nga punk, rock, jazz etj nga banda të ndryshme apo dhe nga DJ të ndryshëm kanë performuar në qendrën e zonës historike,duke gjallëruar rininë e pranishme.Ajo që e bëri më të veçantë “Traku-Fest” ishte dhe ardhja e një çifti që kurorëzohet po në këto ditë të zhvillimit të këtij aktiviteti që promovon vlerat e Gjirokastrës.Edicioni i dytë i këtij festivali i cili mbështetet nga Ministria e Mirëqënies Sociale vijon me aktivitete të ndërthurura si ekspozita, panair kulinarie, sesione shkencore, udhëtime e vizita në banesa të ndryshme karakteristikeQëllimi i këtij eventi është promovimi i Gjirokastrës si një qytet me vlera të jashtëzakonshme historike e kulturore.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter