Matura 2014, sot nis plotësimi online i formularit A2. Si dhe ku kryhet aplikimi
Tiranë- Të gjithë maturantët që duan të vazhdojnë studimet e larta duhet të plotësojnë formularin A2 duke filluar që nga dita e sotme (4 gusht 2014).Ministria e Arsimit ka bërë publik kalendarin se si kandidatët për studentë të plotësojnë formularin A2 në varësi të preferencave që kanë për të studiuar në Universitet. Në qarkun e Tiranës plotësimi i formularit do të bëhet në datat 4, 5 dhe 6 gusht.Kandidatë për studentë që kanë studiuar në qarkun e Elbasanit formularin duhet ta plotësojnë në datën 7 gusht, ndërsa të qarkut të Fierit më datën 8 gusht. Maturantët e Shkodrës duhet ta plotësojnë këtë formular më 9 gusht, të Vlorës në 10 gusht dhe të qarkut Kukës më 11 gusht.Edhe këtë vit, plotësimi i formularit A2 është online, ku mjafton që duhet ndjekur rregulloren e publikuar edhe në faqen e internetit të Minsitrisë së Arsimit, maturantët në një qëndër interneti ose nga shtëpia mund ta plotësojnë këtë formular.Për të plotësuar këtë formular, duhet që maturanti të ketë kaluar provimet e detyruara dhe ato me zgjedhje të maturës shtetëtore dhe duhet të hedh në këtë formual preferencat e tij për 10 programe të dëshiruara sipas renditjes si programin më të preferuar.Edhe nëse sipas llogaritjeve të pikëve, një kandidat për student mund të ketë fituar të drejtën e studimit në disa degë, automatikisht ai do të përzgjidhetnë degën e tij të parë të shpallur si më të preferuarën. Përzgjedhja do të bëhet sipas parimit meritë-preferencë.Gjithashtu Ministria kërkon nga kandidatët për studentë të tregojnë kujdes dhe të ndjekin rregulloren për plotësimin e këtij formulari.Ja ditët kur do aplikojnë për formularin A2
Për të konkuruar në garën për t’u shpallur fitues në njërin nga programet e studimit të ofruara nga Institucionet e Arsimit të Lartë Publik të vendit, çdo maturant që rezulton kalues në të gjitha provimet e Maturës Shtetërore dhe ka kryer procedurat për pasqyrimin në sistem të pikëve/notës mesatare, duhet të plotësojë Formularin A2, on-line në çdo mjedis ku ka akses interneti.Për të hyrë në portalin e Maturës Shtetërore adresa që duhet përdorur është si më poshtë:matura.akp.gov.alPortali i Maturës Shtetërore do të qëndrojë i hapur për çdo DAR/ZA gjatë të gjithë ditës që ka aplikimin sipas kalendarit të mësipërm.Për të gjithë maturantët/kandidatët që do të aplikojnë sqarojmë se:1. Përcaktimi i fituesve ndërmjet maturantëve/kandidatëve për studime universitare të ciklit të parë, në Institucionet e Arsimit të Lartë Publik (IALP), sipas parimit Meritë – Preferencë, bëhet si më poshtë vijon:i. Parimi i meritës përcaktohet sipas pikëve të grumbulluara në bazë të rezultateve të shkollës së mesme, të provimeve të Maturës Shtetërore (të detyruara dhe me zgjedhje) dhe për programe studimi të caktuara, edhe sipas rezultateve të arritura në konkurs.ii. Parimi i preferencës përcaktohet nga vullneti i kandidatëve, i shprehur nëpërmjet jo më shumë se 10 preferencave të zgjedhura prej tyre.Shënim:Maturanti mund të arrijë nivelin e fituesit në disa programe studimi të përzgjedhura prej tij, por sistemi e shpall atë fitues në preferencën më të lartë (të sipërme) të shprehur prej tij. Kjo është arsyeja që në plotësimin e formularit A2 është shumë e rëndësishme jo vetëm përzgjedhja e programeve të studimit (preferencat), por dhe renditja e tyre.2. Të gjitha programet e studimit të Universitetit të Arteve dhe të Universitetit të Sporteve të Tiranës, programet "Edukim Fizik dhe Sporte" të Universitetit "Luigj Gurakuqi" Shkodër, programi i studimit "Edukim Fizik dhe Sporte" të Universitetit "Aleksandër Xhuvani" Elbasan, programet e studimit të Fakultetit të Studimeve të Integruara me Praktikën (FASTIP) të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, u nënshtrohen konkurseve të pranimit, të organizuar nga këto Institucione Publike të Arsimit të Lartë gjatë periudhës 01.09.2014 deri 05.09.2014, sipas datave të përcaktuara në udhëzimin e MAS për zhvillimin e konkurseve.Nderkaq konkursi për programet e studimit të FASTIP (Universiteti i Durrësit “Aleksandër Moisiu") zhvillohet për njohuritë në gjuhën angleze si dhe intervistë nga kompania që mbështet praktikën profesionale të kandidatit.Për këto programe studimi në procesin e llogaritjes së pikëve merren parasysh dhe rezultatet e konkurseve të pranimit.Maturantët e interesuar për përgatitjen për procesin e aplikimit me formularin A2, të gjitha informacionet e nevojshme mund t’i gjejnë në faqen zyrtare të Agjencisë Kombëtare të Provimeve www.akp.gov.al si dhe të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit www.arsimi.gov.al. Aty maturantët do të gjejnë:1. Formularin A22. Listat e programeve të studimit me kuotat përkatëse3. Formulën e llogaritjes së pikëve4. Koeficientet e profileve të shkollave të mesme për çdo program studimi të ofruar nga IALP5. Koeficientet e lëndëve me zgjedhje për çdo program studimi të ofruar nga IALP6. Udhëzimin teknik për aplikimin online me formularin A27. Planin kalendar i aplikimit sipas Dar/Za-ve8. Pikët e fituesit të fundit të vitit të kaluar që nga maturantët do të merren vetëm si referencë orientuese.Maturantëve aplikues të formularit A2, ju kujtojmë se ndër kriteret kryesore të përzgjedhjes së preferencave janë të mëposhtmet:1. Maturanti/kandidati duhet të bëjë kujdes jo vetëm në përzgjedhjen e jo më shumë se 10 preferenca, por një element mjaft i rëndësishëm është dhe renditja e tyre sipas shkallës së plotësimit të dëshirës personale për ndjekjen e studimeve të larta.2. Nuk është e domosdoshme që të jenë përzgjedhur 10 preferenca, por për të rritur probabilitetin e fitimit të një të drejte studimi, është e këshillueshme që të zgjidhen sa më shumë preferenca (deri në 10)3. Kriteri i vetëm që e shpall një maturant/kandidat fitues në një degë është kriteri i Meritës, pra sasia e pikëve të grumbulluara në një program studimi të përzgjedhur. Preferenca është kriter kualifikues brenda përbrenda përzgjedhjeve të një maturanti/kandidat. Kjo do të thotë që nëse maturanti X kapërcen pikët e fituesit të fundit në disa programe studimi të përzgjedhura nga ana e tij, sistemi e shpall fitues në preferencën më të lartë të këtij grupi preferencash. E thënë ndryshe një fitues i një programi studimi mund ta ketë rreshtuar si preferencë të dhjetë atë program, por ai fiton ndaj një maturanti tjetër që e ka preferencë të parë, për faktin se ka grumbulluar më shumë pikë.4. Maturantët/kandidatët që marrin pjesë në konkurse pranimi, që të rrisin mundësinë e fitimit të atij programi duhet ta vendosin si prioritet të parë.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter