"Aleanca e Qelbësirave" ngriti Byronë Socialiste të Hetimit. Rama kryehetues

"Aleanca e Qelbesirave" ngriti Byrone Socialiste te Hetimit. Rama shpallet kryehetues i Shqiperise!Te dashur miq, Parlamenti i krimit votoi diten e fundit te punimeve, apo diten turpit te tij, ligjin per ngritjen, ne kundershtim flagrant me Kushtetuten e vendit, te ashtuquajtures Byro Kombetare e Hetimit, qe de facto eshte hetuesia e Partise Socialisten, e cila do funksionoje si pushtet paralel i institucioneve kushtetuese te zbatimit te ligjit. Ky model nuk ekziston ne asnje vend te botes se lire dhe sipas ketij ligji, kreu i ekzekutivit, ne rastin konkret neo-bllokmeni Edvin Kristaq Rama, behet dhe kryehtues i Shqiperise, duke i marre kompetencen kushtetuese Prokurorit te Pergjithshem te vendit.Ky ligj dhe ky model bie ne kundershtim te hapur me Kushtetuten e vendit, e cila ne nenin 148 pika 1 sanksionon se: "Prokuroria ushtron ndjekjen penale si dhe perfaqeson akuzen ne gjyq ne emer te shtetit". Por tani e tutje hetimin do ta beje paralel dhe ne kundershtim me Kushtetuten edhe Byroja e Hetimit te PS, e cila do perfaqesoje akuzen ne emer klikes Rama - Meta.Dy jave para votimit te ketij ligji, Rama deklaroi publikisht se ai nuk ishte i lumtur me Presidentin e Republikes dhe Prokurorin e Pergjithshem prandaj dhe per t'u lumturuar po merr me ligj kompetencat e Presidentit dhe te Prokurorit te Pergjithshem, duke zevendesuar Prokurorine e Shtetit me Byrone Socialiste te Hetimit te varur prej tij. Gjate diktatures Hoxhiste, krahas Hetuesise se Shtetit ishte dhe Hetuesia e Sigurimit te Shtetit e vendosur ne Policine e Partise qe bente ligjin si pushtet paralel i Hetuesise se Shtetit.Qellimi i pare i ngritjes se Byrose Socialiste te Hetimit eshte mbrojtja dhe bllokimi i hetimeve te Prokurorise se Shtetit te trafikut te droges, vrasjeve, grabitjes se pasurise kombetare nga Rama - Meta, rrethi i tyre i ngushte, ministrat, deputetet, kupola mafioze e mazhorances se sotme. Qellimi i dyte, po kaq madhor, eshte goditja nepermjet Byrose Socialiste te Hetimit te kundershtareve politik nga Rama - Meta si dhe drejtuesve te institucioneve qe kerkojne funksionimin e shtetit ligjor. "Rama IK" eshte pergjigja e vetme ndaj klikes ne pushtet!!Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter