Korçë, ambulantët tatohen si biznes i vogël, 250 mijë lekë të vjetra për 6 muaj

Korçë- Mbi 300 tregtarë ambulantë në qytetin e Korçës janë surprizuar në fund të këtij 6 mujori, kur pranë Drejtorisë Tatimore duhet të paguanin 250 mijë lekë të vjetra për tatimin mbi fitimin, në një kohë kur vitin e kaluar kjo taksë shkonte deri në 50 mijë lekë të vjetra.Fakti që tashmë taksat e tyre nga Bashkia ku pagueshin më parë i kanë kaluar Drejtorisë së Tatimeve, ka bërë që ambulantët të konsiderohen si biznes i vogël dhe të paguajnë taksa të njëjta me bizneset e këtij lloji, pavarësisht se xhiroja e tyre vjetore është shumë herë më e ulët se bizneset e vogla.Por për tregtarët është akoma e paqartë nëse këto 250 mijë lekë do i paguajnë për të gjithë vitin, apo vetëm për këtë 6 mujor, pasi tashmë pagesa e taksave është ndarë në dy këste.Tregtarët janë duke u organizuar me Shoqatën e biznesit për të protestuar para Bashkisë dhe Drejtorisë së Tatimeve. Në të kundërt, nëse nuk do të merren masa atëhere siç thonë ata, nuk do të paguajnë më detyrimet tatimore.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter