Rrëshqitje masive dheu në Nepal të Indisë, dhjetëra viktima, qindra të zhdukur
Indi- Rëshqitja masive e dheut ka varrosur dhjetra shtëpi në Nepal, ku tetë persona jane konfirmuar se kane humbur jeten, nderkohe te humburit jane me qindra. Ekipet e shpëtimit janë vënë menjëherë në lëvizje, për të nxjerrë trupat nga rrënojat, me shpresën se mos ka ende të mbijetuar.Zyrtarët thonë se, të paktën 100 njerëz mund të jenë të bllokuar nën rrënoja. Shumica prej viktimave thuhet të jenë fëmijë, prandaj situata është bërë më tepër kaotike, pasi prindërit e tyre kërkojnë të depërtojnë me forcë në zonën e incidentit fatkeq.Një administrator i qarkut, në shtetin Maharashtra, tha se numri i të vdekurve mund të rritet nga moment në moment. Nderkohe dy dite me pare reshqitjet e dherave shkateruar nje fshat te tere ne perendim te Indise, ku 30 persona humben jeten dhe dhe 200 te tjere rezultojne te humbur.Nje lume doli nga shtrati, duke marre me vete me shume se 40 shtepi dhe duke lene te bllokuar ne rrenoja me qindra te tjere. Kryeministri Narendra Modi e përshkroi humbjen e jetëve nje ngjarje shume te dhimbshme.Flitet se nën rrenojat e shtepive te shembura mund te kete qindra persona, pasi reshqitjet e dherave goditen shtepite kur banoret e fshatit ndodheshin ne gjume, ne oret e pare te mengjesit. Njerezit e fshatit e pershkruajne ngjarjen nje ujvare balte, pasi shkembinj, balte, gure dhe gjthçka tjeter ra mbi shtepite e tyre.Fshati dikur ishte i rrethuar me male dhe kodra, me nje bukuri te konsiderueshme natyrore, tashme eshte thjesht nje grumbull balte dhe rrenojash. Sipas mediave vendase, rreshqitjet e dherave jane te zakonshme ne kete pjese te Indise, te cilat nisin qe nga qershori ddhe perfudnojne ne shtator.Më shumë se 500 persona humben jeten qershorin e kaluar pikerisht per shkak te reshqitjeve te dherave dhe përmbytjeve në Indi.Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter