Peruja reagon për arrestimin e ish Ministrit të Jashtëm, Miller
Prokurori i antikorrupsionit të Perusë, Arbizu, ka reaguar ditën e sotme për arrestimin e ish-Ministrit të Jashtëm të Perusë, Augusto Blacker Miller.Prokurori i antikorrupsionit të Perusë, Arbizu, në reagimin e tij ka thënë se: “Ish-Ministri I Jashtëm Miller u arrestua ditën e enjte dhe më pas u lirua. Interpoli ka konfirmuar arrestimin dhe lirimin e tij por nuk ka bërë të ditura shkaqet. Është shumë i çuditshëm lirimi i Millerit, prandaj ne kërkojmë shpjegime nga autoritetet shqiptare”.Arbizu, u shpreh gjithashtu se: “Për ish ministrin e Jashtëm, Augusto Blacker Miller, ka një urdhër ndalimi ndërkombëtar. Milleri duhet të ekstradohet në SHBA, pasi Peruja nuk ka marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë. Nëse nuk bëhet i mundur ekstradimi në SHBA, atëherë do të vlerësohet mundësia e ekstradimit nga Shqipëria”.