Rama në Twitter: Kërkesa e KQZ-së për mandatet, e paligjshme

Kryetari i Partisë Socialiste ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetin social “Twitter” duke iu përgjigjur edhe pyetjeve të tyre.Kryesocialisti Rama është shprehur se kur të vijë në pushtet PS-ja do të rishohë të gjitha kontratat e çdo privatizimi e koncesioni që nuk ka përmbushur kushtet kontraktuale.Kreu i PS-së Rama e ka cilësuar sit ë paligjshme dhe të papranueshme kërkesën e KQZ-së që ndarjen e mandateve ta bëjë parlamenti.I pyetur nëse do të vazhdojnë rrjedhjet e deputetëve që votohen nga e majta të shkojnë djathtas, Rama është shprehur do të bëjë çmos që kjo mos të ndodhë.I pyetur nëse PS-ja do t`i votojë tre ligjet e kërkuara nga Brukseli duke lënë mënjanë përplasjet e interesit rama iu përgjigj: “Barcaletën e integrimit me tre ligje ia kemi lënë Saliut e tellallëve të tij. Integrimi është shumë më serioz se kaq”.Më tej kryesocialisti Rama është shprehur se është gati për t`u bërë kryeministër i vendit, për t`i dhënë fund trazicionit të tejzgjatur dhe për ta rilindur Shqipërinë.Ai ka shtuar më tej se rruga e PD-së është ajo e rrënimit të mëtejshëm ndërsa rruga që ofron PS-ja është ajo e Rilindjes Shqiptare.Më tej Rama është shprehur se është i gatshëm ta dëgjoj propozimin konkret të FRD-së për bashkëpunimin në fuksion të mbrojtjes së votës.Kryesocialisti Rama është pyetur  edhe nëse është paradoksale kërkesa e tij për kalimin e LSI-së në frontin opozitar për të cilën është përgjigjur: “ Pozicionet politike s'janë të përjetshme madje paradoksale është që LSI është aty ku është e jo aty ku duhet të jetë”.Ai ka shtuar më tej se s`ka ftesë për LSI-në por thekson se LSI-ja duhet të zgjedhë ose të bëhet patericë për Saliun ose të kthehet në identitet.“Ne jemi të gatshëm të bëjmë koalicion me çdo forcë që në qershor do të kërkojë ndryshimin” shkruan më tej Rama.Rama është shprehur i bindur se PS-ja do të fitojë pa LSI-në pasi LSI-ja nuk kushtëzon fitoren e socialistëve. Sipas tij kthimi në identitet i LSI-së do i jepte fund një anomalie.I pyetur nëse ekziston mundësia e ndonjë bashkëpunimi të mundshëm me LSI-në, Rama është përgjigjur: “Vetëm nëse LSI braktis këtë koalicion të dështuar që po rrënon Shqipërinë dhe i jep fund rolit të patericës së Saliut!”