Basha vijon inspektimet

Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për ri-konstruksionin e Bulevardit "Petro Nini Luarasi", me një gjatësi prej 805 m, në zonën e “Shkollës së baletit”. Projketi i cili pritet të përfundojë brënda 8 muajve, ka vlerë investimi prej 63.7 milionë lekësh, e cila parashikon krijimin e një rruge të standardeve më të mira Europiane. Kryebashkiaku Lulzim Basha theksoi se rruga që do u shërbejë 12 mijë banorëve të zonës, do arrihet të përfundohet me anë të taksave të qytetarëve, të buxhetit nga viti i kaluar.Në 505 m gjatësi, Bulevardi do të ketë gjerësi 11.5 m, ku përgjatë tij trotuaret në të dyja anët do të variojnë nga 2-3 m. Gjithashtu parashikohet që tu jepet zgjidhje kabllove ajrore të telefonisë e internetit, si edhe sistemit të kanalizimeve. Basha bëri të ditur se brenda pak ditësh do të nisë puna për një rehabilitim provizor të rrugës pranë Tregut Elektrik, që lidh bulevardin "Petro Nini Luarasi" me rrugën "Ali Demi".