Kontrata e AK, "Shqipëria bëhet"

Aleanca Kuq e Zi, mblodhi qytetarët e njësive 7 edhe 8, përkatësisht të zonës së “21 Dhjetorit” dhe të qendrës, për ngritjen e strukturimit të këtyre njësive. Kryetari i AK-së , Kreshnik Spahiu, shpalosi disa nga 10 prioritetet e programit, me në krye bashkimin kombëtar si aspiratë të popullit shqiptar. Gjatë fjalimit të tij, ai akuzoi kreun e qeverisë, Sali Berishën, për heqejn e këtij prioriteti nga programi i PD-së.Spahiu theksoi ligjin e kufizimit të mandateve politike, hapjen e dosjeve të qeveritarëve,  zhvillimin ekonomik të vendit mbi një ekonomi nacionale, me anë të nisjes së një kulture ndëshkueshmërie, si disa nga pikat themelore të kësaj partie.  Në kontratën e re të AK-së me sloganin "Shqipëria bëhet", Spahiu kërkoi mbështetjen e qytetarëve, në bashkimin e 100 të papunëve, 100 të dëshpëruarve kundër këtij sistemi.