Gegnishtja dhe prejardhja e shqiptarëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Janar 2013, 19:10
Gegnishtja si pjesë pandashme e gjuhës shqipe, është bërë pjesë e një studimi të Mëhill Elezit, nga këndvështrimi historik dhe gjuhësor të sjella në veprën me titull “Gegnishtja dhe prejardhja e shqiptarëve”. Në promovimin e këtij libri ishin të pranishëm studies të shumtë, të cilët, tërhoqën vëmendjen për institucionet por edhe për studiuesit që ti japin, vendin që meriton gegnishtja.Për autorin, Mëhill Elezi, të gjitha dialektet janë pjesë e pandarë e gjuhës shqipe, ndërsa tregon se studime të tilla, më herët, ishin të ndaluara.“Gegnishtja dhe prejardhja e shqiptarëve”, është një studim që vjen për lexuesit në kuadër të 100 vjetorit të Pavarësisë, ndërsa është botuar nga shtëpia botuese “Okult”.