Tiranë, treni i merr jetën këmbësorit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Janar 2013, 15:52
Treni, i ka marrë përsëri jetën një personi.Një aksident tragjik me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot në Tiranë. Një këmbësor ka humbur jetën nga përplasja me trenin. Aksidenti ka ndodhur pranë mbikalimit të Yrshekut.Personi i aksidentuar , identiteti I të cilit nuk dihet ende, është shoqëruar me urgjencë në spital, por ka humbur jetën pasi nuk ka mundur tu rezistojë plagëve të rënda.Policia e kryeqytetit ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethaneve në të cilin ndodhi ky aksident tragjik.