Policia e shtetit mbush 100 vjeç, Berisha: Policia, krenare në këtë jubile

Policia e Shtetit kremton sot 100-vjetorin e krijimit të saj. Me rastin e 100-vjetorit të krijimit të saj, policia organizohen sot një sërë aktivitetesh.Aktivitetet nisën me vendosjen e kurorave me lule tek memoriali kushtuar të rënëve  në Qendrën e Formimit Policor ku kanë qënë të pranishëm ministri i brendshëm Famur Noka, drejtori i përgjithshëm Hysni Burgaj si dhe familjarë të të rënëve në krye të detyrës.Më pas aktivitetet kanë vijuar me prezantimin e një dokumentari mbi historikun dhe zhvillimet  e Policisë së Shtetit, shpërndarjen e Medaljeve të akorduara nga Ministri i Brendshëm  si dhe shpërndarjen e Certifikatave të Lavdërimit punonjësve të vlerësuar.Në fjalën e tij të mbajtur në këtë ceremoni, kryeministri Berisha vlerësoi maksimalisht punën e punonjësve të policisë së shtetit në ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe në shkatërrimin e bandave kriminale.Kryeministri shtoi se Policia e Shtetit vjen sot në këtë jubile, krenare për përmbushjen me nder dhe dinjitet të misionit të tyre të rëndësishëm."Me punën tuaj, vendosmërinë dhe trimërinë tuaj, pas vitit 2005 në luftuam kundër bandave të Aldo Bares, Nehat Kullës, etj, të cilat ne i vendosëm para ligjit bashkë me 206 e grupe të tjera kriminale" tha Berisha.Kreu i qeverisë shtoi më tej, se pa punën e Policisë së Shteti, Shqipëria nuk do të ishte sot anëtare e NATO-s, duke theksuar edhe përmbushjen me sukses të madh te detyrimeve në proceset e lëvizjes së lirë të shqiptarëve.Gjithashtu kryeministri  vlerësoi lart përmbushjen e detyrimit ligjor nga efektivët e policisë edhe në proceset zgjedhore.Ndërsa Ministri i brendshëm Flamur Noka ka vlerësuar punën e bërë nga punonjësit e policisë në luftën kundër krimit të organizuar.Sipas tij, falë punës së policisë së shtetit, Shqipëria arriti të mos cilësohet më si vend tranzit i drogave të forta dhe tashmë ka hyrë në një etap të re në luftën kundër krimit të organizuar."Sot Shqipëria ka miratuar ligjin anti-mafia duke bërë të mundur goditjen e krimit dhe pasurisë e tij dhe kohët e fundit ka pasur sukses në këtë drejtim. Policia e shteti sot është tërësisht e depolitizuar dhe vullneti politik mundësoi luftën me zero tolerancë ndaj krimit" tha Noka.Në fjalën e tij, kreu i Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj tha se policia shqiptare ka kaluar në shumë sfida gjatë kësaj periudhe duke shtuar se sot, Policia e Shtetit është një organizatë e aftë të prodhojë siguri dhe progres.“Reforma e thella, rindërtimet e vazhdueshme, mbështetja e partnerëve kanë bërë që të kemi një polici moderne dhe bashkëkohore e ndërtuar mbi bazë tërësisht profesionale.”- tha Burgaj.Burgaj tha se lufta ndaj krimit, korrupsionit dhe drogës vazhdon, pasi motoja jonë, shtoi ai, është tolerancë zero ndaj krimit në vend. Një vend të veçantë në fjalën e Burgajt zunë edhe dëshmorët e Policisë së Shtetit.

Nishani i jep Policisë "Urdhrin e Flamurit Kombëtar"
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani nderoi sot Policinë e Shtetit me “Urdhrin e Flamurit Kombëtar”, në nderim të 100 vjetorit të krijimit.Ndërsa ka marrë pjesë në demostrimet forcave të policisë me rastin e 100-vjetorit të krijimit të policisë së shtetit, Presidenti Nishani kërkoi vazhdimin e reformave, rritjen e standardeve dhe shërbimet, aftësitë profesionale, mbrojtjen e jetës së pronës së qytetarit, duke respektuar liritë dhe të drejtat e njeriut dhe parimet e shtetit ligjor.“Shqipëtarët ndjehen me të sigurtë se kurrë më parë për jetën, pronën dhe veprimtarinë. Shqiptarët kanë mirënjohje për të gjitha ju, që keni kontribuar dhe kontribuoni, duke qenë të gatshëm 24 orë, për tu përballur me krimin dhe keqbërësit. Shqiptarët kanë respekt  për ju, pasi lëvizin të lirë në mbarë Europën, ku padyshim angazhimi i Policisë së Shteti ka qene i një rëndësie parësore. Ne sot shprehim nderim të thellë dhe kujtojmë sakrificën sublime të atyre, që dhanë jetën në krye të detyrës” theksoi kreu i shtetit.
Historiku
Më 13 janar 1913, qeveria e përkohshme e Vlorës, mori Vendimin për Krijimin e Forcave të Rendit (Policisë dhe Xhandarmërisë).Kjo ditë tashmë njihet si dita zyrtare e krijimit të Policisë së Shtetit Shqiptar.Dokumenti bazë autentik që dëshmon për krijimin e policisë shqiptare është vendimi i mbledhjes së Këshillit të Ministrave të 13 janarit 1913. Në vendim thuhet që: “është e nevojshme të bëhet një reformim në çështjen financiare dhe në atë të qetësisë publike. Gjithashtu, në të jepet mënyra e organizimit dhe organika e xhandarmërisë dhe e policisë në krahinat që ishin nën kontroll të qeverisë së Vlorës.Ndërkohës ky 100-vjetor, i formimit të policisë së shtetit e gjen policinë dhe gjithë shërbimet e saj më të lartësuara profesionalisht dhe me një bilanc mjaft të mirë të raportit të ngjarjeve të ndodhura dhe shkallës së zbulueshmërisë së autorëve dhe çuarjen e tyre përpara institucionit të akuzës. vijon.....