Meta në Mirditë: Vendimin për koalicionin e ka konventa

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me anëtarët dhe simpatizantët e LSI-së në Mirditë.Në takimin e tij, kreu I LSI-së, Ilir Meta, tha se Lëvizja Socialiste për Integrim punon për solidaritet social dhe si rrjedhojë e ka si detyrim të kujdeset për njerëzit.Gjithashtu duke ju referuar gjëndjes ekonomike në vend Meta u shpreh se: “Punësimi është rruga e vetme kundër varfërisë”.Ndërsa për sa i përket koalicionit të Lëvizjes Socialiste për Integrim, në zgjedhjet e Qershorit 2013 kreu I LSI-së Meta tha se: “Vendimin për koalicionin e ka konventa”.