Mat, gjendet i vdekur emigranti
Gjendet në aksin Burrel-Klos pranë Urës së Balës trupi i pajetë një të riu rreth 22 vjeç. Sipas policisë së Matit të cilët kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë qenë kalimtarë të rastit ata që kanë lajmëruar për gjetjen e trupit të pajetë duke bërë kështu nisjen e menjëhershme të hetimeve.Të njëjta burime bëjnë me dije se trupi i pajetë i përket 22-vjeçarit Avdi Dulli, një emigrant i cili sapo ishte kthyer nga Greqia, i cili ishte larguar nga shtëpia e tij që ditën e djeshme.Familjarët kanë bërë denocim në polici për largimin e të riut, i cili është gjetur u vdekur.Ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së tij, por policia po heton në pistën e një vdekjeje aksidentale, duke pasur parasysh uljen drastike të temperaturave, por një pistë tjetër mbetet ajo e një aksidenti automobilistik, ku të riun mund ta ketë përplasur ndonjë makinë dhe më pas është larguar.Ndërsa nuk përjashtohet as pista e një vetvrasje, pasi nga hetimet paraprake rezulton se emigrant i sapo kthyer nga Greqia, kishte marrë një lajm nga mjekët grek se vuante nga një sëmundje e pashërueshme dhe kjo dyshohet se ka qenë shkak i një vetëvrasje të mundshme, Por për këto pista do të duhet të bëhet autopsia për të parë nëse 22-vjeçari ka shenja të trup apo jo.