Beqja: Ministria e Ekonomisë, me dështimet më të mëdha
Në intervistën e tij për RTV “Ora News”, Sekretari për programin në Partinë Socialiste, Ilir Beqja, ëhtë shprehur se:“Kanë filluar përpjekjet e forcave politike, që të shpalosin programet e tyre në këtë periudhë parazgjedhore. Mua më vjen mirë për këtë, por nuk më vjen mirë që mazhoranca nuk ka në axhendë shpalosjen e programit të saj dhe ajo kurrë nuk ka dhënë llogari se çfarë ka bërë ajo me programin e saj për sa kohë ka qënë në qeverisje. Ne jemi analitike dhe kritikë në atë cfarë nuk ka bërë qeveria për vendin” u shpreh Beqja.Ndërsa në lidhje me gjëndjen në të cilën ndodhet ekonomia e vendit tonë, Sekretari për programin në Partinë Socialiste tha se:“Ministria e Ekonomisë, është Ministria me dështimet më të mëdha. Çdo një muaj ulet vlerësimi i rritjes ekonomike. Ekonomia shqiptare është në një situatë mjaft kritike; modeli ekonomik dhe politikat ekonomike të qeverisë kanë dështuar, papunësia është rritur, konsumi dhe tregtia ka rënë ndjeshëm, privatizimet nuk kanë sjellë mirëqenie.”Ndërsa pyetjes nëse do të ketë apo jo Reçension në Shqipëri, Beqja ju përgjigj: “Reçension ka kur në dy ose tre muaj rrjesht, rritja ekonomike është negative. Qeveria jon, nuk e pranon një fakt të tillë por publikon fakte që kemi ngritje të ekonimisë edhe pse ne si opozitë, dyshojmë për të kundërtën.”“Ne jemi në krizë, por nuk po e pranojmë krizën dhe nuk po e marrim atë si një sfidë. Janë të paktën tre faktorë të cilët kanë ndikuar në këtë ulje të ekonomisë:
- Shterrimi i modelit që Shqipëria ka ecur në këto vite
- Dështimi i politikave ekonomike që ka përdorur qeveria
- Kriza globale dhe efekti i saj në ekonominë mbarbotërore”