Policia e Shtetit: Nuk kemi urdhër arresti për Blacker Miller
Pas një zhurme mediatike për arrestimin e ish Ministrit Peruan në Shqipëri, ka reguar zyrtarisht Policia e Shtetit duke e hedhur posht këtë lajm.Policia e Shtetit ka sqaruar se "Në lidhje me arrestimin nga strukturat e Policisë së Shtetit, të shtetasit Augusto Blacker Miller, ju bëjmë me dije se: Nga strukturat policiore të Policisë së Shtetit nuk është arrestuar ndonjë shtetas Peruan me emrin Augusto Blacker Miller. Gjithashtu ju bëjmë me dije se shtetasi Augusto Blacker Miller nuk rezulton si person i shpallur në kërkim ndërkombëtar".Por para se Policia e Shetit të jepte kë deklaraëtë, nuk mund të mos përfshihej në këtë situatë as politika, pasi deklarata dhe kundër deklarata ka pasur nga të dyja krahët për arrestimin e tij apo edhe për investimet që janë bërë nga ai.Deputeti socialist Erjon Braçe, ka denoncuar aktivitetin e ish ministrit të jashtëm të Perusë në Shqipëri, si biznesmen në importin dhe trajtimin e plehrave. Në faqen e tij personale në Facebook, Braçe akuzon kryeministrin Berisha për afera me ish-Ministrin peruan, duke mos lejuar për këtë arsye edhe hetimin e tij.Më pas ka ardhur reagimi nga PD, nëpërmjet këshilltare së Kryeminsitrit, Suzana Guxholli.Rreth çështjes së ish-Ministrit peruan, këshilltarja e kryeministrit për çështjet ekonomike, theksoi se kompania është rekomanduar nga Kryetari i Bashkisë së Fierit, Baftjar Zeqo."Sot mediat e kontrolluara nga Edi Rama dhe ndonjë shpifës i paguar prej tij, mashtrojnë opinionin publik lidhur me arrestimin nga Policia e Tiranës të Manuel Augusto Blacker Miller, ish-Ministër i Jashtëm i Perusë, i kërkuar nga Interpol. Ky veprim i Policisë së Tiranës, hedh baltë, si mbi zotin Rama dhe mediat e kontrolluara prej tij, ashtu dhe mbi shpifësit e paguar që ai nxjerr. Ndërsa edhe Kryetari i Bashkisë Fier, ka reaguar duke pohuar se Kompania drejtuar nga shtetasi Manuel Augusto Blacker Miller, është regjistruar në Shqipëri, është paraqitur tri muaj më parë në Bashkinë Fier me ekstrakt të QKR për një projekt mbi ndërtimin e një impianti të përpunimit të mbetjeve urbane. Bëjmë me dije se projekti që i është paraqitur ekzekutivit të Bashkisë Fier është paraqitur, po ashtu, edhe në ministritë përkatëse si dhe kryeministri.