Policia e shtetit mbush 100 vjeç, aktivitete të shumta në Tiranë
Policia e Shtetit kremton sot 100-vjetorin e krijimit të saj. Me rastin e 100-vjetorit të krijimit të saj, policia organizohen sot një sërë aktivitetesh.Aktivitetet nisën me vendosjen e kurorave me lule tek memoriali kushtuar të rënëve në Qendrën e Formimit Policor ku kanë qënë të pranishëm ministri i brendshëm Famur Noka, drejtori i përgjithshëm Hysni Burgaj si dhe familjarë të të rënëve në krye të detyrës.Më pas aktivitetet do të vijojnë me prezantimin e një dokumentari mbi historikun dhe zhvillimet e Policisë së Shtetit, shpërndarjen e Medaljeve të akorduara nga Ministri i Brendshëm si dhe shpërndarjen e Certifikatave të Lavdërimit punonjësve të vlerësuar.Por në këtë 100 vjetor nuk do të mungojnë as demostrimet nga forcat e policisë por edhe nga ato elitë. Më pas presidenti Bujar Nishani do të dorëzojë medaljen akorduar Policisë së Shtetit ku nuk do të mungojë as urimi I kryeministrit si dhe në fund si në çdo ditëlindje nuk do të harrohet as prerja e tortës dhe urimet e rastit.HistorikuMë 13 janar 1913, qeveria e përkohshme e Vlorës, mori Vendimin për Krijimin e Forcave të Rendit (Policisë dhe Xhandarmërisë).Kjo ditë tashmë njihet si dita zyrtare e krijimit të Policisë së Shtetit Shqiptar.Dokumenti bazë autentik që dëshmon për krijimin e policisë shqiptare është vendimi i mbledhjes së Këshillit të Ministrave të 13 janarit 1913. Në vendim thuhet që: “është e nevojshme të bëhet një reformim në çështjen financiare dhe në atë të qetësisë publike. Gjithashtu, në të jepet mënyra e organizimit dhe organika e xhandarmërisë dhe e policisë në krahinat që ishin nën kontroll të qeverisë së Vlorës.Ndërkohës ky 100-vjetor, i formimit të policisë së shtetit e gjen policinë dhe gjithë shërbimet e saj më të lartësuara profesionalisht dhe me një bilanc mjaft të mirë të raportit të ngjarjeve të ndodhura dhe shkallës së zbulueshmërisë së autorëve dhe çuarjen e tyre përpara institucionit të akuzës.