Laç, gjendet i vdekur 27-vjeçari, dyshohet pë aksident
Trupi i pajetë e një të riu rreth 27 vjeç është gjetur mëngjesin e sotëm në rrugën dytësore që lidh superstradën me Fushë Gjormin në rre thin e Kurbinit. Kufoma e cila mendohet se ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti nuk është identifikuar ende, ndërsa mendohet se mund të jetë nga zonat përreth.Ekspertë të policisë kriminale të mbërritur në vendngjarje kanë nisur hetimet, ndërsa bëhet e ditur se viktima nuk kishte shenja dhune apo plagë të shkaktuara nga ndonjë armë.Dyshimet e para për vdekjen e të riut i janë referuar ndonjë aksidenti të mundshëm, i cili është pasuar me largimin e mjetit pa i dhënë ndihmën e parë. Ekspertë të policisë nuk kanë shmangur edhe pista të tjera të hetimit, si ajo e sjelljes nga diku tjetër e viktimës për të shmangur gjurmë të mundshme.Policia e Kurbinit nuk ka dhënë asnjë detajë për këtë ngjarje, pasi pret përfundimin e ekspertizës mjekësore për të saktësuar shkaqet e vdekjes se të riut, ndërsa po punon edhe për identifikimin e viktimës, gjë e cila do të mundësojë më shumë informacion mbi këtë ngjarje.