Ristarton "Channel One", nga sot me programe, studio dhe imazh të ri

Ku ka një eksperiencë suksesi, e dyta mund të jetë pa asnjë dyshim e sigurt. Formulë që nuk është magjike, por thjesht dhe vetëm pasion, përkushtim, investim, vëmendje dhe totalisht një qëllim, të jetë në shërbim të qytetarit.Kështu po starton edhe historia e suksesit për televizonin “Channel One”, i cili vjen nga e sot me një imazh krejt të ri. Një television jo i ri për publikun, por që do të vijë ndryshe, me teknologji të fjalës së fundit, me ambiente të reja, 5 studio moderne  programacion të ri, emisione politike dhe sociale, filmat më të fundit, spektakle dhe realiti show.Dhe suksesi për ekranin e “Channel One”, jo rastësisht ka të njëjtin kurator. Presidenti Ylli Ndroqi, me të fituar të drejtën për të qenë  pronar edhe i një televizioni tjetër përveç  “Ora News” nuk vonoi por nisi punën, për të sjellë në kohën më të shkurtër të mundshme të rinovuar ekranin e “Channel One”.Me përmbulljen e kalvarit të gjyqeve në Tetor të vitit të kaluar, që pas bllokimit që KKRT i bëri këtij ekrani,  gjithçka nisi pothuajse nga e para për të sjellë një kanal ndryshe, dhe që i ka munguar deri tani tregut mediatik shqiptar.Por, në këtë mori tregu mediatik dhe ku televizioni "Ora News" ka një pozicion të rëndësishëm në gamën e madhe të informimit, çfarë do të sjellë ndryshe "Channel One"? Presidenti Ylli Ndroqi edhe pse nuk i zbulon të gjitha tregon çfarë do të sjellë ky ekran dhe motivin pse e bëri një tjetër investim.Starti i ri ka nisur në orët e para të mëngjesit, ndërsa në thelb ka ndryshuar programacioni por edhe në lajmet e këtij televizioni.Presidenti i televizionit, Ylli Ndroqi, ka uruar edhe stafin e këtij ekrani duke garantuar mbështetje në çdo kohë.Dhe derisa të zbulohet gjithçka edhe në orët në vazhdim ne na mbetet veç t`ju themi “Channel One” është zgjedhja juaj e parë.