Imami: Viti 2012, i suksesshëm për Forcat e Armatosura
Ministri i mbrojtjes Arben Imami e cilësoi si shumë të suksesshëm vitin 2012 për dikasterin që ai përfaqëson si dhe për Forcat e Armatosura të Shqipërisë.Në një konferencë për shtyp, ministri Imami theksoi se viti 2012 ishte një vit përkushtimi dhe arritjesh të mëdha në një sërë fushash në fuksion të arritjes së objektivit më madhor, atë të kthimit të Forcave të Armatosura në një Forcë me standardet më të mira të vendeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut."Viti 2012 ishte përcaktues për implementimin e reformave 4-vjeçare pas anëtarësimit në NATO, reforma të cilat do të përmbyllen me sukses. Objektivi ynë ishte që 2013-ën të kishim një ushtri eficente, profesioniste dhe të standartizuar” tha Imami.Si një nga arritjet më të mëdha për vitin e shkuar Imami përmendi edhe reformimin dhe modernizimin e Forcave të Armatosura si dhe demontimin e municioneve të tepërta.Sipas ministrit nga viti 2009 deri në dhjetor të vitit 2012 janë asgjesuar rreth 80 mijë tonë municione të tepërta ndërsa mbeten ende për tu asgjesuar edhe 20 mijë tonë munucione të tjera.Ministri Imami theksoi më tej se brenda vitit 2013 do të përmbyllet çështja e demontimit të municioneve të tepërta ndërsa shtoi se gjatë këtij viti, ushtria shqiptare do të jetë përfundimisht një ushtri perëndimore.