Policia arreston dy shtetas për veprën penale " Vjedhje me dhunë"
Përgjatë 24-orëve finalizohen me sukses dy operacione policore në kuadër të të cilëve arrestohen dhe ndalohen 2 shtetas për veprën penale " Vjedhje me dhunë"Sot, nga strukturat e Drejtorisë Policisë së Qarkut Fier, u bë i mundur arrestimi dhe ndalimi i dy shtetasve për veprën penale, "Vjedhje me dhunë".Në kuadër të operacionit të koduar "MESNATA" u krye arrestimi i shtetasit me iniciale, L.B, 17 vjeç, banues në Mallakastër. Arrestimi i këtij shtetasi u bë për arsye se rreth orës 18:00 të ditës së djeshme ka hyrë në banesën e një shtetaseje dhe nën përdorimin e dhunës fizike ka vjedhur një shumë parash. Në vijim të veprime hetimore u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, shuma e parave të vjedhura.Në vijim, në kuadër të operacionit policor "NIKITA" u bë e mundur ndalimi i shtetases, Enkeleda Merka, 27 vjeç, banuese në Fier. Ndalimi i kësaj shtetase u bë për arsye se rreth orës 17:00 të datës 09.01.2013, në lagjen Liri të qytetit të Fierit kjo shtetase duke lëvizur me automjetin e saj tip B.M.W me targa italiane AT 899 TT pasi ka ndaluar, i ka dalë përpara një shtetaseje dhe nën presionin e një pistolete, që më pas nga veprimet hetimore rezultoi të ishte lodër, i ka vjedhur çantën e dorës. Në vijim të veprimeve hetimore rezulton se kjo shtetase dyshohet se ka kryer dhe dy vjedhje te tjera me dhunë, për të cilat po punohet per dokumentimin e plotë ligjor të tyre. Ne cilësine e provës materiale u gjet dhe u sekuestrua automjeti i lartpërmendur, një palë dorashka, një kapuç dhe një pistoletë lodër. Materialet proçeduriale në ngarkim të kësaj shtetaseje do ti kalojnë për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.