Tiranë, zjarr në katin e parë të një banese, s`ka të lënduar

Një zjarr ka përfshirë një banesë në zonën e “Unazës së Re” në Tiranë.Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në katin e parë të një godine private.Menjëherë  në vendngjarje kanë shkuar forcat e zjarrfikësve të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.Burime nga vendi i ngjarjes bënë me dije se zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale dhe fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të plagosur.Ndërkohë që policia ka nisur hetimin për të zbardhur shkaqet e rënies së zjarrit në banesë.