Si po funksionojnë bizneset sociale?

Dhjetra fermerë ndihen të demoralizuar sepse për prodhimet e tyre nuk ka tregje dhe shumë të tjerë kanë hequr dorë për shkak të frikës nga kriza ekonomike. Për tu dhënë një dorë këtyre fermerëve por edhe individëve të thjeshtë të cilët duan të ngrejnë një biznes e të punësojnë persona, Ministria e Punës vepron nëpërmjet bizneseve sociale.Ky program ka identifikuar mjaft individë të cilët kanë një plan apo një ide për ngritjen e një biznesi por nuk kanë të ardhura të mjaftueshme  apo burime për ta hapur një aktivet të tillë. Një nga rastet kur ky program po ndërhyn, është ai i një personi në një fshat të Shkodrës, i cili do të ndihmohet me anë të një kontrate  dhe marrëveshje për të shitur prodhimet me bazë shtazore në marketet e Tiranës.Ardita Bonati, drejoreshë e programeve të bizneve sociale, thotë se këto ndërhyrje po bëhen edhe për të ndihmuar fermat, të cilat dinë të bëjnë punime artizanale por këto punime kanë mbetur vetëm dekor në shtëpitë e tyre.Ka qënë kryeministri berisha i  i cili pas një takimi me nobelistin për paqe, Muhammad Yunus, ideoi ngritjen e biznesve soaciale për të ndihmuar banorët dhe fermerët e zonave më të thella. Profesesor Yunus pritet të vij në Shqipëri në 20 janar duke parë punën konkrete të këtij programi.