Fier, arrestohet e shumëkërkuara për grabitje me dhunë

Forcat e policisë të qytetit të Fierit kanë arrestuar një femër e cila ishte në kërkim për vjedhje me dhunë.Uniformat blu të Fierit kanë arrestuar 30-vjeçaren Enkeleda Merka, banuese në Mbrostar Ferko.Sipas burimeve nga policia e këtij qyteti, 30-vjeçarja, Enkeleda Merka, akuzohet për disa grabitje me dhunë dhe armë të bëra në qytetin e Fierit.30-vjeçarja, Merka, u arrestua nga forcat e policisë së qytetit të Fierit, në flagrancë duke kryer një grabitje. Gjithashtu si prova materiale janë sekuestruar edhe një makinë e tipit “BMË” me targa italiane, një pistoletë lodër, dorashka, një kapuç.