Fillojnë përplasjet për Formacionin e Vitit 2012

Pas çmimeve të dhëna në ceremoninë e organizuar në Zyrih kanë ardhur edhe reagimet e para, mbi të gjitha rreth formacionit më të mirë të Vitit.Një nga legjendat gjermane, Lotar Mateus ka deklaruar se është i çuditur nga përbërja e formacionit të vitit, të shpallur nga FIFA, për faktin se të gjithë lojtarët ishin zgjedhur nga Kampionati Spanjoll.Futbollistë si Zherard Pike dhe Dani Alvesh, u përfshinë në skuadër edhe pse në vitin 2012 ata janë kritikuar shpesh për paraqitjet e tyre me Barcelonën. Ndërkohë, u lanë jashtë lojtarë si Andrea Pirlo e Mats Humels, të cilët kanë qenë vendimtarë si me klubet, ashtu edhe me kombëtaren gjatë vitit që sapo u mbyll."Nuk e kuptoj se si formacioni e vitit mund të përbëhet vetëm nga lojtarë që luajnë në Kampionatin Spanjoll. Në rreshtat e parë në sallë, kur u publikuan emrat, kishte shumë njerëz që tundnin kokën në shenjë pakënaqësie", tha Mateus.Por ish-lojtari i Bajern Mynih, Inter dhe Gjermanisë, bëri të qartë se mendonte që "Topi i Artë" ishte plotësisht i merituar për Lionel Mesin."Suksesi i Mesit është krejtësisht i merituar, për këtë nuk kam dyshime", tha ai.Ndërsa në të njëjtin mendim me Mateus janë edhe shumë figuara të njohura të sportit dhe mbi të gjithë ato Italiane dhe Gjermane të cilët prisnin të kishin në formacionin më të mirë të vitit të pakten nga një lojtarë. Pirlo dhe Humels për atë që kanë dhënë në vitin 2012 e meritonin të ishin pjesë e formacionit të vitit, thuhet nga figura të njohura të futbollit Italin si Bekenbauer dhe Kapelo.