Kupa e Mbretit, Real kërkon kualifikimin ndaj Celta Vigos
Në Spanjë futbolli i këtij vendi po përjeton emocionet e Kupës së Mbretit, ku dje janë luajtur dy ndeshjet e para të fazës së 1/8. Valencia dhe Malaga kanë arritur të sigurojnë kulifikimin pas fitoreve të arritura në mbrëmjen e djeshme kundër skuadrave të Osasunës dhe Eibar. Ndërsa sot radhën për të bërë një gjë të tillë e ka skuadra e Real Madrid që pasi ka humbur ndeshjen e parë ndaj Selata Vigos i duhet me patjetër fitorja për të kaluar në fazën tjetër. Madrilenve u mjafton 1 gol për të siguruar kualifikimin. Ndërsa rivalja e Madrilenve, Barcelona është një hap larg kualifikimit pasi ka fituar ndeshjen e parë në transfertë me rezultatin 2-0 ndaj Kordobës.Kështu për fazën e 1/8 në Kupën e Mbretit do të kemi këto përballje:SotSevilla - MallorcaReal Madrid - Celta VigoZaragoza - LevanteNesërGetafe - Atletiko MadridBarcelona - CordobaReal Betis - Las Palmas