Goli më i bukur i Vitit, befason Sllovaku Miroslav Stoh
Në ceremoninë e dhënies së çmimit “Topi i Artë” 2012, janë dhënë edhe një sërë çmimesh të tjera. Një ndër ta ishte edhe përzgjedhja për golin më të bukur të vitit. Ndryshe nga çmimi i “Topit të Artë” që pritej në njëfarë mënyre të fitohej nga Ylli Argjentinas Lionel Messi, pas disa rekordeve të vendosura në golin më të bukur të vitit marrja e çmimit nga ana e Miroslav Stoh ka qenë disi surprizë pasi favorit shihej kolumbiani Radamel Falcao.Goli i Miroslav Stoh në ndeshjen mes Fenerbahçe dhe Gençlerbirligi në kampionatin turk, është votuar si më i bukuri për vitin 2012. Gjuajtja fluturimthi nga distanca e mesfushorit sllovak të Fenerbahçes ka mposhtur gjestin akrobatik të Radamel Falakao në miqësoren ndaj Amerika De Kali dhe driblimin e radhës të brazilianit Neimar, fitues i edicionit të kaluar, në një ndeshje të Santos përballë Internacional.Ekzekutimi përfekt i sllovakut ka marrë pëlqimin e shumicës që kanë votuar për golin më të bukur të viti 2012. Pas marrjes së këtij çmimi prestigjos Sllovaku është shprehur se "Kjo për mua është shumë e rëndësishme. Vetëm pjesëmarrja ime këtu është diçka madhore që unë nuk e kam imagjinuar ndonjëherë të ndoshte. Falenderimet më të mëdha për këtë ia detyrojë klubit për të cilin luaj", ka thënë sllovaku modest.Ajo që ra në sy në dhënien e këtij çmimi prestigjoz ishte mungesa e përzgjedhjes së Golave të Ibrahimoviç dhe Mekses si pretendent për të fituar çmimin e golit më të bukur të vitit 2012.