Dëmtimet detyrojnë Juventusin të futet në merkato
Humbja në shtëpi e skuadrës së Juventusit dhe dëmtimet e disa lojtarëve kanë ndryshuar rrjedhën e merkatos për Torinezët që tashmë e ndjejnë të nevojshme ofrimin e disa lojtarve.Përveç një sulmuesi në planet e bardh e zinjve ka përfunduar edhe mesfushori Mousa Sissoko që luan me skuadrën e Toluzës në Ligën e parë Franceze.23-vjeçari premton shumë për të ardhmen dhe është në përfundim të kontratës me skuadrën e tij aktuale. Duke u nisur nga mosha, drejtuesit e Juventusit kërkojnë që të arrijnë një marrveshje sa më shpejt me mesfushorin që mund të vishet bardh e zi me parametra zero që në merkaton e ardhshme.Drejtori sportiv i Juventusit, Peppe Marota, kërkon të bëjë të njëjtën gjë siç thuhet se po bën edhe me iberikun, Lorente. Nënshkrimi me lojtarë të talentuar pa shpenzuar shuma të mëdha parash, kjo është ideja e drejtuesve bardh e zi që jo rrallë e kanë arritur këtë qëllim. Për të arritur këtë marveshje Juventus do të mposhtë konkurencën e Totenham dhe Njukasell.